Barrikadat në veri, Çitaku ka një kërkesë për Kurtin

Aktuale

Barrikadat në veri, Çitaku ka një kërkesë për Kurtin

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 09:59
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi, rrezikon të kthehet në dialog teknik.

Duke folur për takimin e planifikuar të 18 gushtit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Çitaku ka thënë se duhet biseduar atje për marrëveshje finale me njohje reciproke e assesi për barrikada e stikersa.

“Unë pres që kryeministri të mos shkojë në Bruksel për të negociuar barrikadat dhe për të negociuar stikersat, unë pres që kryeministri të shkojë në Bruksel dhe të flasë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër. Ne nuk guxojmë të dakordohemi për asgjë pa u dakorduar për çdo gjë. Kryeministri duhet të jetë i vëmendshëm, ne nuk guxojmë të biem në grackën e Vuçiqit, sepse atij i konvenon status-quoja, i konvenon prolongimi i procesit dhe që ne të diskutojmë në Bruksel për çështje teknike.

Ne duhet ta kemi ofertën tonë, të koordinohemi ngushtë me partnerët tanë sepse nuk është detyra jonë që të përkujdesemi për dispononim në Beograd por që ta bëjmë pjesën tonë të punës, të jemi konsistencë dhe të koordinohemi ngushtë me aleatët tanë”, thotë Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat