​Afishe të reja shqetësojnë qytetarët në veri

Aktuale

​Afishe të reja shqetësojnë qytetarët në veri

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 11:14
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Afishe me mbishkrimet "Këtu jemi, mos u brengosni" dhe "Këtu jemi, po presim", të shkruara në emër të të ashtuquajturës “Brigada veriore”, të cilat janë vendosur nëpër lokacione të ndryshme në rrugët e veriut të Mitrovicës, kanë shqetësuar qytetarët e kësaj pjese pa dallim, duke ngjallur panik tek ta.

Këta të fundit për KosovaPress kanë thënë se kështu po ndjehen të pasigurt.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se këto afishe të shkruara në alfabetin cirilik, ku vërehen ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe katër shkronjat "s" janë vendosur mbrëmë pas mesnatës nga persona të maskuar.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri, por ata nuk janë përgjigjur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat