Ushtaraku shqiptaro-amerikan zbulon arsyen e vizitës urgjente të Vulinit në Rusi, lidhet me veriun e Kosovës

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro-amerikan zbulon arsyen e vizitës urgjente të Vulinit në Rusi, lidhet me veriun e Kosovës

Nga: A.ZH Më: 19 gusht 2022 Në ora: 16:27
Aleksandar Vuçiq dhe Aleksandar Vulin

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë dhe një prej njerëzve më besnik të Aleksandar Vuçiqit, Aleksandar Vulin, do të niset për një vizitë në Rusi javën e ardhshme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby.

E sipas ushtarakut shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, arsyeja e vizitës së Vulinit në Kremlin është të bindet Serbia se nuk do të ketë ndihmë ushtarake nga Rusia, për veriun e Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas Maralushës, këshilla ruse drejtuar Serbisë do të jetë: gjejeni një rrugëdalje.

“Vulini është thirr për një vizitë urgjente në Kremlin. Arsyeja është me bind atë që të mos pret ndonjë ndihmë ushtarake nga Rusia, sa i përket veriut të Kosovës. Kjo dmth, në qoftë se ai dhe Vuçiqi mendojnë të marrin vendime agresive ushtarake, Kremlini i nuk do të ketë një mundësi reale me ju ndihmuar. Një ndihmë serioze nga Rusia nuk është në horizont e jo më në pasqyrë.

Mendimi im: Këshilla Ruse është: gjejeni një rrugëdalje. Kjo është arsyeja që Vuçiq e paralajmëroi Serbinë se ai nuk do të ketë ndonjë lajm të mirë për popullin serb dhe nuk do të lëshojë ndonjë deklaratë para sa të kthehet”, ka shkruar Maralusha në një postim në Facebook./Botasot

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat