​Dhoma e Tregtisë takohet me përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Aktuale

​Dhoma e Tregtisë takohet me përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Qëllim i takimit mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë dhe ZRrE-së ishte diskutimi rreth alternativave për shitjen e energjisë elektrike të prodhuar nga gjeneratori me erë, si rasti i kompanisë anëtare “Wind Power” SH.A. e cila merret me prodhimin e energjisë elektrike nga gjeneratorët e erës.

Bëhet e ditur se është diskutuar edhe për inkurajimin e bizneseve për përfshirje në tregun e energjisë solare dhe krijimin e një bashkëpunimi mes bizneseve dhe Kesco-s me qëllim të blerjes së energjisë dhe jo kompenzimin. 

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth kërkesës së Dhomës së Tregtisë sa i përket mundësive të rritjes së kapaciteteve prodhuese nga energjia solare, të caktohet një çmim për blerjen e saj, me qëllim të nxitjes së investimeve në panele solare dhe prodhim të energjisë së ripërtëritshme.

Njoftimi i plotë:

Me qëllim të diskutimit rreth alternativave për shitje të energjisë elektrike të prodhuar nga gjeneratori me erë, rast i kompanisë anëtare “Wind Power” SH.A. e cila merret me prodhimin e energjisë elektrike nga gjeneratorët e erës, si dhe diskutimi lidhur me inkurajimin e bizneseve për përfshirje në tregun e energjisë solare dhe krijimin e një bashkëpunimi mes bizneseve dhe Kesco me qëllim të blerjes së energjisë dhe jo kompenzimin ishin arsyeja e takimit të përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë, përfaqësuesve të biznesit anëtar dhe përfaqësuesve të Zyrës së Rregullatorit për Energji. 

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e biznesit u njoftuan lidhur me alternativat më të përshtatshme për shtijen e energjisë elektrike, dhe hapat e mëtutjeshëm që duhen ndjekur në këtë proces.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth kërkesës së kahmotshme të Dhomës së Tregtisë sa i përket mundësive të rritjes së kapaciteteve prodhuese nga energjia solare e të caktohet një çmim për blerjen e saj, me qëllim të nxitjes së investimeve në panele solare dhe prodhim të energjisë së ripërtëritshme. 

Petrit Pepaj, Drejtor Menaxhues në ZRRE na informoi që janë duke hartuar draftin e legjislacionit të ri, i cili do të sjellë ndryshime më të mira në këtë aspekt, duke shqyrtuar mundësinë e caktimit të çmimit për blerjen e energjisë dhe jo kompensimin kilovat për kilovat, si dhe rritjen e kapaciteteve nga 100 kilovat sa janë aktualisht në 400. Pepaj theksoi që kriza energjetike po i ngadalëson proceset në këtë drejtim, mirëpo pritet që gjatë muajit në vijim ky draft të dal në konsultim publik, duke inkorporuar kështu praktikat më të mira ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat