Lushtraku e quan të papranueshme sjelljen e Qeverisë ndaj mësimdhënësve

Aktuale

Lushtraku e quan të papranueshme sjelljen e Qeverisë ndaj mësimdhënësve

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 21:43

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj qeverisë për mos ekzekutimin e pagave për grevistët, duke e quajtur këtë sjellje të papranueshme.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kërcënimi ndaj tyre me ndalje të pagës është shkelje direkte e të drejtave të punëtorëve të arsimit, e shërbyesve civil dhe stafit shëndetësor si dhe përbën cenim të rëndë të dinjitetit të tyre dhe të drejtës së ekzistencës.

“E papranueshme sjellja e qeverisë ndaj mësimdhënësve të cilët në të gjitha periudhat kanë dhënë shumë për edukimin e brezave. Kërcënimi me ndalje të pagës është shkelje direkte e të drejtave të punëtorëve të arsimit, e shërbyesve civil dhe stafit shëndetësor si dhe përbën cënim të rëndë të dinjitetit të tyre dhe të drejtës së ekzistencës”, ka shkruar Lushtaku.

Deputeti i PDK-së e ka quajtur edhe më skandaloze faktin që në komunat  që qeverisë VV-ja  faktin që në komunat e VV-së janë ekzekutuar pagat.

“Edhe më skandaloz është fakti se në komunat ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje janë ekzekutuar pagat kurse diskriminohen punëtorët në komunat e tjera. Kjo qeveri po degradon çdo gjë me këtë mendësi totalitare ndaj secilit që mendon ndryshe”, ka shkruar tutje Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat