​Kuvendi i Serbisë miratoi raportin për dialogun me Kosovën, Kamberi: Kosova është e pavarur nga Serbia

Aktuale

​Kuvendi i Serbisë miratoi raportin për dialogun me Kosovën, Kamberi: Kosova është e pavarur nga Serbia

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 15:16
Shaip Kamberi

Kuvendi i Serbisë miratoi raportin për dialogun me Kosovën. Për miratimin e dokumentit, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.

“Raporti është i shkruar në 50 faqe dhe liston aktivitetet në kuadër të përgatitjes dhe realizimit të negociatave”, përfshirë:

Asociacionin e komunave me shumicë serbe, policinë, gjyqësorin, energjinë, odat ekonomike, transportin e mallrave të rrezikshme, si dhe të zhdukurit, që gjenden në kapitullin e fundit. Debati në Kuvendin e Serbisë për këtë raport zgjati dy ditë. Gjatë prezantimeve të tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë prezantimit të tij tha se, Kosova është e pavarur nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat