​Osmani: Kosova ka shënuar përparim në reformat në drejtësi dhe sundim të ligjit

Aktuale

​Osmani: Kosova ka shënuar përparim në reformat në drejtësi dhe sundim të ligjit

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 22:02
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në Neë York, ka takuar kryesuesin e delegacionit të Haitit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, njëherësh ministër i Jashtëm i Haitit, Jean Victor Geneus.

Sipas një komunikate të Presidencës, në takim u riafirmuan marrëdhëniet e mira dhe u diskutua për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit. 

U diskutua edhe për situatën në përgjithshme në rajon e më gjerë, krizën energjetike dhe atë ushqimore.

Presidentja Osmani theksoi se në kohë sikurse këto solidariteti dhe veprimi i përbashkët janë parakushte për tejkalimin e situatave të tilla.

Në takim me ministrin Geneus, presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar fuqishëm për integrimin euroatlantik dhe se ka shënuar përparim në reformat në drejtësi dhe sundim të ligjit. Sipas saj, forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës është prioritet shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat