Spahiu: Dështimi më i madh i Qeverisë Kurti është në Infrastrukturë

Aktuale

Spahiu: Dështimi më i madh i Qeverisë Kurti është në Infrastrukturë

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 06:11
Nexhmendin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu ka komentuar mbi deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili përmdendi disa nga të arriturat e qeverisjes së tij, në 1 vjetorin e gjysmë të marrjes së detyrës.

Spahiu tha se Kurti ka pasur suksese si kryeminsitër, por se shumica e ministrive kanë treguar performancë të dobët.

“Suksesi ka të bëj më personin e Albin Kurtit si kryeministër, ndërsa dështimet kanë të bëjnë me ministritë e tij, pothuajse në të gjitha ministritë që udhëhiqen nga LVV dhe Lista Guxo, përjashtim bëjnë ministritë e udhëhequra nga komunitetet joshumicë, performanca e të cilëve besoj ka qenë e mirë”, tha Spahiu në Edicionin Special.

Dështimin më të madh nga ministritë, Spahiu e sheh tek ajo e Infrastrukturës.

“Dështimet më katastrofike janë në Arsim, në Kulturë, në Shëndetësi, e dështimi më i madh është në Infrastrukturë. Prej 1 vit e gjysmë, nuk është bërë asnjë kilometër rrugë, madje në rrugën më frekuente që është magjistralja Mitrovicë-Prishtinë, në verë janë ndalur plotësisht punimet, për arsye që sigurisht i dinë ata, por neve si qytetarë nuk na intereson cilat janë arsyet, ne i paguajmë taksat dhe për neve puna duhet të kryhet. Thjesht Ministria e Infrastrukturës është më katastrofale nga të gjitha”, u shpreh Spahiu.

Analisti përmendi disa nga ngjarjet kur Kurti është treguar si një udhëheqës i mirë.

“Ka qenë një sukses ndalimi i referendumit të serbëve në Kosovë, ndalimi i zgjedhjeve në terren në Kosovë. Një sukses tjetër ka qenë reciprociteti për stickersat, suksesi tjetër ishte një dështim rreth reciprocitetit me letërnjoftime, por në fund prapë rezultoi me sukses pas një muaji. Kryeministri nuk ka vjedh, çka ka treguar se Kosova mund të ketë një kryeministër që nuk vjedh”, tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat