Mërgimtari ua ofron nga 100 euro mësimdhënësve

Aktuale

Mërgimtari ua ofron nga 100 euro mësimdhënësve

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 21:03
Ilustrim

Hamdi Krasniqi, i cili jeton në Austri, ka vendosur që t’i ndaj nga 100 euro për të gjithë mësuesit e shkollës “Xhafer Gashi”, në fshatin Përçevë të Klinës, vetëm që mësimi të vazhdoj.

“Unë e kam përfundu shkollën fillore aty dhe e ofrojë ketë shtese deri të merren vesh SBASHK-u me qeverinë”, tha Krasniqi.

Banorët e fshatit Përçevë thanë se Krasniqi iu ka dal në ndihmë edhe më parë. Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së kësaj shkolle, Arife Krasniqi, i tha televizionit se për veprimin e mërgimtarit nuk ka ndonjë koment dhe që janë vet mësimdhënësit ata që vendosin për mbajtjen e grevës apo jo.

Këshilli grevist të këtij institucioni thanë se gjatë javës së ardhshme do të diskutojnë për ketë, dhe se presin nga Qeveria për zgjidhjen e problemit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat