Eurodeputeti e tregon mënyrën sesi Putini po përpiqet të shtaktojë përçarje në Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Eurodeputeti e tregon mënyrën sesi Putini po përpiqet të shtaktojë përçarje në Ballkanin Perëndimor

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 21:17
Lukas Mandl

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, ka deklaruar se agresioni rus në Ukrainë, ka ndikuar jo vetëm në Evropë por në gjithë botën.

Mandl tha se tani çdokush mund ta shikojë dhe kuptojë ideologjinë urrejtëse të Putinit përmes veprimeve të tij të vazhdueshme në Ukrainë.

“E gjithë Evropa është sulmuar që nga 24 shkurti dhe jo vetëm Evropa por e gjithë bota. E gjithë bota po e mbron veten dhe sigurinë e njerëzve. Po ofron mundësi për gjeneratat e ardhshme. Mendoj se tash kushdo mund ta shoh atë çfarë po bën Putin me këtë ideologji urrejtjeje”, tha Mandl.

Duke folur për lajmet e rreme, ai theksoi se Putin, gjithmonë është munduar që t’i shfrytëzojë këto mënyra të dezinformimit në Ballkanin Perëndimor që të shkaktojë përçarje.

“Dezinformimi ka për qëllim të na përçaj. Të shkaktojë përçarje në mesin e shoqërive, institucioneve e shteteve. Natyrisht se Putin, gjithmonë mundohet që t’i shfrytëzojë këto mënyra të dezinformimit në Ballkanin Perëndimor siç janë lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes”.

“Në Parlamentin Evropian ne e kemi një komision të posaçëm që merret me këtë çështje. Popujt e Ballkanit Perëndimor kanë një eksperiencë të gjatë sa i përket dezinformimit. Ne duhet ta luftojmë këtë dukuri përmes një gazetarie të vërtetë”, deklaroi Mandl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat