Presidentja Osmani: Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda

Aktuale

Presidentja Osmani: Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 12:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitës së saj në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar shumë bashkatdhetarë tanë, të cilët ndër vite i kanë dhënë hov e mbështetje të jashtëzakonshme luftës sonë për liri.

Në emër të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës i falënderova për kontributin e dhënë ndër dekada dhe pa të cilin nuk do të ishim këtu ku jemi sot”, ka thënë Presidentja Osmani.

E para e vendit më tej ka thënë se Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot.

Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar”, ka theksuar Presidentja Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat