Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Aktuale

Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Delegacioni i lartֻë i MCC, i shoqëruar nga ekipi MFK Energy, takohen me kryeshefin ekzekutiv të Termokosit, Fisnik Osmani. (Termokos Prishtinë, ora 09:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, takohet me udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos (Kabineti i kryetarit, ora 09:50, pamje)

Rinia e Aleancës zhvillon aksion kundër grevës. (Para MASHTI-t, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton raportet e shpenzimeve të Kuvendit për 6-mujorin e parë 2022, ato të Bankës Qendrore të Kosovës 2021, si dhe të kursimeve pensionale 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

EC MA NDRYSHE mban konferencën “Zhvillimi i turizmit rural dhe trashëgimisë shpirtërore - Një e ardhme e domosdoshme?”. ( Kino Lumbardhi, Prizren, ora 10.00)

Komisioni për Shëndetësi takohet me kryesuesen e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës Aida Rexhepi dhe u.d. drejtoreshën e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Mbahet eventi “Ndërlidhja e ofertës me kërkesën në tregun e punës” me moton “Aftësim, Punësim, Zhvillim”, organizuar nga SHEHU ACADEMY në bashkëpunim me projektin e USAID. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega Ferizaj bën homazhe. (Varrezat e dëshmorëve, ora 10:00)

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) mban konferencë me gazetarë dhe shoqëria civile. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:15)

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mban Konferencën Rajonale “Promovimi i Investimeve Rajonale”. (Hotel International Prishtina & SPA, Veternik, ora 11:00)

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega Ferizaj me rastin e 28 shtatorit, Ditës së Dëshmorëve, mban akademi përkujtimore. (Teatri “Adriana”, ora 11:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencë për medie, me rastin e nënshkrimit të kontratës më të re të sponsorizimit. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, takohet me ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz (Kabineti i kryetarit, ora 11:30, pamje)

Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, përzgjedh ekspertët. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 14:00)

Konstituohet komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 14:00)

Me rastin e 40-vjetorit të LPK-së dhe 25-vjetorit të kalimit të Këshillit të Rrethit të Preshevës në formacion ushtarak të UÇK-së, mbahet akademi mirënjohjeje në mbështetje të Luginës së Preshevës- Kosovës së paçliruar. (Salla e Teatrit të Qytetit Gjilan, ora 17:00) 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat