“A e kanë ndërmend me i shti hajnat n’burg?”, Ramabaja: Prit edhe pak

Aktuale

“A e kanë ndërmend me i shti hajnat n’burg?”, Ramabaja: Prit edhe pak

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 22:10
Dugagjin Gorani, Sadri Ramabaja

Profesori Dukagjin Gorani ka kujtuar një nga premtimet e Qeverisë Kurti kur thonin se: “Hajnat do t’i ngrehim zhag, e kemi me i shti në burg”.

Gorani pyet se kur e kanë ndërmend që t’i fusin në burg hajnat, e për këtë mori përgjigje nga profesori Sadri Ramabaja.

“Prit edhe pak. Ke durim”, i thotë Ramabaja.

“Unë mendoj që një ndër premtimet të cilat kanë shkaktu ma së shumti popullaritet, ka qenë qikjo fjali : Hajnat kemi me I ngre zhag e kemi me I shti në burg. Qe 1 vit e gjys hala nuk pash 1 hajn, sidomos prej hajnave të mëdhenj, që e shtinën në burg”, tha Gorani.

Tutje, Gorani thotë se kjo qeveri ose duhet tani që të fillojë e t’i fus në burgje hajnat, ose ta mbyll gojën.

“Pushtetin e keni, ata që janë kundër justifikimit, e kundër konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, mos i vetni hiq, nisja konfiskojeni prej të hanes. Hajnat në burg prej të hënës. Mendoj që jemi në një situatë ose duhet t’i shtini hajnat në burg, ose me mshelë gojën. Nuk mundeni gjithë ditën e gatë me sha njerëz e asnjë hajn mos me e pa në burg”, tha Gorani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat