I dërguari gjerman për Ballkanin: Koha që Vuçiq të vendosë, pro apo kundër BE-së

Aktuale

I dërguari gjerman për Ballkanin: Koha që Vuçiq të vendosë, pro apo kundër BE-së

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 10:37
Manuel Sarrazin

I dërguari special i qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin tha se është koha që presidenti serb Aleksandër Vuçiq të vendosë nëse është pro apo kundër Bashkimit Evropian.

“Ka ardhur koha t’i themi dhe sidomos që nga data 24 shkurt, jo vetëm atij, por edhe të gjithë vendimmarrësve, popullit dhe Republikës së Serbisë që ne duam që ju të vendosni dhe duam qe ju të vendosni pro nesh,” – u shpreh Sarrazin.

Sipas tij pikëpamjet e Vuçiq nuk përshtaten me ato të vendit, pasi Serbia mbështet bashkimin në tryezën evropiane, duke ndarë vlerat, detyrimet dhe të drejtat.

“Kjo është. Është koha për të vendosur dhe është e qartë se ne duam që ju të vendosni pro nesh dhe jo kundra nesh,” – deklaroi Sarrazin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat