Mos ekzekutimi i pagave për grevistë/ Deputetja e listës “Guxo” del kundër vendimit të Qeverisë

Aktuale

Mos ekzekutimi i pagave për grevistë/ Deputetja e listës “Guxo” del kundër vendimit të Qeverisë

Nga: A.SH Më: 3 tetor 2022 Në ora: 22:01
Jeta Statovci

Nga Qeveria kanë bërë të ditur se nuk do të ekzekutohen pagat për grevistë, dhe kjo ka alarmuar të gjithë.

Për këtë ka reaguar deputetja në koalicion me VV, Jeta Statovci.

Ajo ka thënë se pavarësisht gjithave që kemi arritur me VV-në, “nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator”.

Tutje, ajo ka thënë se atyre duhet t'u ekzekutohet paga, sidomos tash kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve dhe po i afrohemi dimrit të ashpër.

Postimi në Facebook:

Si partnerë në qeverisje me VV-në na bashkon vizioni i njëjtë që kemi, që shtetit tonë të mbarën ndërsa shpresën për një të ardhme dhe jetë më të mirë. Sigurisht se deri më tani bashkërisht kemi arritur shumë suksese me të cilat pajtohet lehtësisht cilido individ e madje edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, e shumë punë na presin së bashku deri në realizimin e plotë të synimeve tona.

Sa i përket grevës së sindikalistëve, më vjen mirë që më në fund nxënësit i jane kthyer bankave shkollore. Por, nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator.

Pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t'u ekzekutohet paga, sidomos kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve dhe po i afrohemi dimrit të ashpër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat