Policia jep detaje për punëtoren e KEDS-it që u gjet e vdekur në zyrë

Aktuale

Policia jep detaje për punëtoren e KEDS-it që u gjet e vdekur në zyrë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Një punëtore e KEDS-it është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj.

Rasti ka ndodhur sot në Gjilan.

Viktima është e moshës 63-vjeçare.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se sipas mjekut vdekja ka qenë e natyrshme.

“Ju njoftojmë se sot më 04.10.2022 rreth orës 10:32 nga Emergjenca Rajonale në Gjilan jemi njoftuar se është sjell një person e gjinisë femërore, shqiptare-kosovare, e moshës 63 vjeçe pa shenja jete. E njëjta është punëtore e KEDS-it dhe ka qenë në vendin e punës, është gjetur në zyrë, pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Mjeku ka konstatuar për vdekje të natyrshme. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dergohet në IML” – tha Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat