Lajmi i fundit: Vdes këmbësorja në një aksident tragjik në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Aktuale

Lajmi i fundit: Vdes këmbësorja në një aksident tragjik në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 21:56
Ilustrim

Një grua ka vdekur pasi u godit nga një veturë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në  rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë.   Nga informatat e para bëhet e ditur se  si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën.  

Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat