Blerta Deliu flet për pagat: Trajtim armiqësor dhe hakmarrje

Aktuale

Blerta Deliu flet për pagat: Trajtim armiqësor dhe hakmarrje

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 19:06
Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi nuk u ekzekutuan pagat e shtatorit për mësimdhënësit, të cilët ishin në grevë.

Sipas saj, ky veprim është trajtim armiqësor ndaj mësimdhënësve.

“E turpshme mënyra e trajtimit armiqësor të mësimdhënësve tanë! Edhe më e turpshme arsyeja e këtij trajtimi të ndërtuar mbi paranojën e Kryeministrit se sindikatat duan ta pengojnë instalimin e pushtetit të tij absolut, sepse atë politik nuk mund t’ia cenojë. Atë e vendos vullneti politik i qytetarëve”, ka shkruar Deliu.

Ajo e ka quajtur hakëmarrje të hapur, pasi thotë se po jep shembull për të gjithë ata që synojnë ta sfidojnë.

“Ky ndëshkim i pajustifikueshëm e arbitrar nuk ka të bëjë më me kërkesat e mësimdhënësve, por me një hakmarrja të hapur për të krijuar shembullin për cilindo që denjon të sfidojë përpjekjen malicioze të Kryeministrit për të etabluar një pushtet të frikës. Prandaj, nuk kanë humbur mësimdhënësit, por ka mbizotëruar frika kolektive ndaj pushtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat