Escobar fjalë pak pas takimit me Osmanin, kjo është deklarata e tij

Aktuale

Escobar fjalë pak pas takimit me Osmanin, kjo është deklarata e tij

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 10:36
Gabriel Escobar

Zëvendësndihmës-sekretari e ShBA-së, njëherësh të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka qenë fjalëpak pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani.

Ai shtoi se do të vazhdojnë të mbështesin pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Escobar dhe Osmani nuk kanë pranuar pyetje nga gazetarët.

“Erdha të shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe për solidaritetin në kohë krize në Kosovë dhe mënyrat për ta thelluar këtë partneritetin përfshirë edhe mbështetjen tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Escobar shtoi se Kosova ka kontribuuar shumë në agjendën e tyre të përbashkët.

“Jam krenar të them që Kosova ka kontribuar shumë në agjendën tonë të përbashkët dhe mendoj se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë indikator i rëndësishëm sesi Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive për agjendën e përbashkët të demokracisë dhe lirisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat