Emisari amerikan takohet edhe me kryeministrin Kurti

Aktuale

Emisari amerikan takohet edhe me kryeministrin Kurti

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 10:53
Takimi Kurti-Escobar

Kryeministri Albin Kurti ke ka pritur në takim zëvendësndihmës-sekretari e ShBA-së, njëherësh të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Fillimisht ai është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Përveç liderëve institucionalë, Escobar do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive opozitare

Herën e kaluar në Kosovë, Escobar ka qenë së bashku me evropianin Miroslav Lajçak. E ky i fundit javën e kaluar ka qëndruar në Prishtinë, ndërsa dje ka vizituar Beogradin.

Ndryshe, javëve të fundit janë intensifikuar përpjekjet e liderëve botëror sa i përket bisedimeve Kosovë–Serbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat