Ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës ia mbanë një ligjëratë shkollore ministrit të Financave Hekuran Murati

Aktuale

Ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës ia mbanë një ligjëratë shkollore ministrit të Financave Hekuran Murati

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 16:19
Berat Rukiqi

Qeveria e Kosovës po tenton të caktojë çmime tavan për disa nga produktet esenciale, sidomos ato ushqimore, me pretendimin se bizneset po fitojnë më shumë se sa normalja me tregtimin e tyre.

Por këtë pretendim të ministrit të Financave Hekuran Murati, e ka kundërshtuar ish’kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, duke ia mbajtur një ligjëratë të thjeshtë shkollore atij, se si bëhet përllogaritja e fitimit, e cila nuk përkon fare me atë pretendim.

Ministri Murati gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës ka pretenduar se bizneset fitojnë deri në 90% në produkte të caktuara. Ai ka marrë shembull tregtimin e vajit, duke thënë se ai në doganën e Kosovës paraqitet se është blerë me 1 euro e 40 cent dhe në raftet e marketeve tregtohet me 2 euro e 60 cent, ku marzha e fitimit del të jetë 90%.

Ky pretendim i ministrit Murati është kundërshtuar nga Rukiqi, duke ia bërë të ditur atij, se bizneset kanë edhe shumë shpenzime tjera për ta shitur produktin e importuar te klienti, e aty hyjnë transporti, tatimet, punëtorët, uji, rryma, qiratë, e të tjera.

Lexoni reagimin e plotë të ish’kreut të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi:

Shembull shkollor per llogaritjen e ”marzhave” te fitimit:

Shqetesuese dhe per marre qe ministrat kompetente nuk i dallojne konceptet baze te financave, manipulojne me perqindje dhe te njejtat nuk dijne t’i llogarisin.
Le te marrim nje shembull ne nje kompani te shitjes me pakice. Kompania XY, ka te
1) hyra nga shitja e orizit: 10000 euro
2) kosto te mallit te shitur (çmimi i importit, transporti, tarifat doganore, TVSH): 2000 euro
3) Kostot operative (administrative, marketingu, punetoret, rryma, uji, ngrohja, telefoni, etj): 4000 euro
4) Interesa ne banka: 1000 euro
5) Tatime: 1000 euro
Si llogariten marzhat nga shitja e orizit, bazuar ne te dhenat qe i kemi me larte per kompanine XY
1. Gross Margin (Fitimi bruto)
Formula: Te hyrat nga shitja – Kosto e mallit te shitur
Ne rastin e kompanise XY, fitimi bruto eshte: 10000 – 2000 = 8000
Perqindja e fitimit bruto llogaritet me kete formule: fitimi bruto/te hyrat totale x 100
Ne rastin e kompanise XY, perqindja e fitimit bruto eshte 8000/10000 x 100 = 80%
2. Fitimi Neto
Formula: Fitimi Bruto – Kostot operative – Interesat bankare – Tatimet
Ne rastin e kompanise XY, fitimi neto, nga shitja e orizit eshte:
8000-4000-1000-1000 = 2000
Perqindja e fitimit neto, llogaritet me kete formule: fitimi neto/te hyrat totale x 100
Ne rastin e kompanise XY, perqindja e fitimit neto eshte:
2000/10000 x 100 = 20%
Pra kemi dallim esencial mes fitimit bruto (80%) dhe fitimit neto (20%)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat