Organizata serbe po lobojnë kundër Kosovës, Tali zbulon telefonatën e mikut anglez

Aktuale

Organizata serbe po lobojnë kundër Kosovës, Tali zbulon telefonatën e mikut anglez

Nga: A.M Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 15:24
Driton Tali

Driton Tali ish këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka treguar së një mik anglez e ka njoftuar se kishte pasur disa thirrje nga disa organizata serbe kundër Kosovës.

Ai tha se ka kontaktuar disa që jetojnë në ShBA, Gjermani, Suedi, Belgjikë dhe Francë edhe ata më thanë se nuk kanë njohtime lidhur me ndonjë aktivitet të shtuar.

Postimi i plotë

Në këto momente shumë të rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës çfarë bënë diplomacia jonë në Perendim?!

Rastësisht duke biseduar me një mik anglez (njohës i Ballkanit dhe fatmirësisht mik i Kosovës) më tregoi se i kishte patur disa thirrje, këtu në Londër, nga organizatat e ndryshme të komunitetit serb të Britanisë si p.sh., "Këshilli Serb i Britanisë Madhe" dhe të ngjashme apo Ambasadës së Serbisë, për disa "Tryeza të Rrumbullakta" me tema të ndryshme lidhur me Ballkanin Perendimor, me theks të veçantë për Kosovën.

Unë mund të flas për Londër, hiçi disa ardhje të Kryeministrit, nuk e di që është organizuar diçka qoftë nga Ambasada jonē qoftë nga komuniteti ynë.

Në ndërkohë i kontaktova edhe disa miq që jetojnë në ShBA, Gjermani, Suedi, Belgjikë dhe Francë edhe ata më thanë se nuk kanë njohtime lidhur me ndonjë aktivitet të shtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat