Iu këput rruga për atdhe, mërgimtari vdes në një aksident në Beograd

Aktuale

Iu këput rruga për atdhe, mërgimtari vdes në një aksident në Beograd

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 08:55
Ilustrim

Dje ka ndodhur një aksident me fatalitet në autostradë në Beograd.

Burimet tregojnë se plagëve të marra nuk ka mundur t’i mbijetojë një 39-vjeçar nga Podujeva, i cili ka vdekur.

Të njëjtat burime konfirmojnë se nga ky aksident ka mbetur e lënduar edhe një femër.

E lënduara po trajtohet në Spitalin e Nishit.

Mësohet se të njëjtit kanë qenë duke ardhur në Kosovë nga Zvicra.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat