Haradinaj: Akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare

Aktuale

Haradinaj: Akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare

Nga: M.H. Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 19:42
Ramush Haradina

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas në SHSKUK.

Haradinaj thotë që ky është një akt i shëmtuar dhe qyqar, përcjell “Bota sot”.

“Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri”, shtoi tutje Haradinaj.

Postimi i plotë

I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK.

Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore.

Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë.

Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat