Escobar: Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet dhe do të krijohet

Aktuale

Escobar: Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet dhe do të krijohet

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 16:07
Gabriel Escobar

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Asociacioni duhet dhe do të zbatohet.

Në një intervistë për Aleancën Atlantike, Escobar tha se është “obligim ligjor i detyrueshëm i Kosovës, Serbisë dhe BE-së, dhe i SHBA-s pasi që ne e mbështesim dialogun”.

“Duhet dhe do të zbatohet. Qeveria në Kosovë duhet ta shohë si një mundësi. Ka shembuj në Evropë dhe nëse shikoni ka një mënyrë për ta bërë këtë dhe është një mundësi për të dy vendet. Popullsia prej 70,000 serbësh në veriu është sfidë, ata janë në qendër të tensioneve dhe konflikteve dhe duhet të shikojmë modele që do t’u funksionojnë atyre, duhet t’u sigurohet mbrojtja e institucioneve në Kosovë, por edhe të lejohen të marrin pjesë në politikë.  Nëse nuk e zgjidhim këtë çështje, do të jemi vazhdimisht në një cikël tensionesh dhe dhune”, tha Escobar.

I pyetur nëse ka një afat për arritjen e një marrëveshjeje, diplomati amerikan tha “sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Nuk i ndihmon askujt që të ketë një konflikt të ngrirë dhe se është i vetmi konflikt i ngrirë në Evropë”.

Escobar tha gjithashtu se SHBA-të do të donin të shihnin gjithashtu “përafrimin e politikës së Serbisë me politikën e BE-së”.

“Ky është obligim i Serbisë si kandidate për BE. Serbia ka bërë një rrugë të gjatë nga BE-ja dhe unë personalisht e inkurajoj Serbinë që të vendosë sanksione dhe të jetë më demonstruese e vlerave evropiane. Nuk mund të them se Serbia nuk ka bërë asgjë, ajo ka votuar kundër Rusisë në OKB dhe kjo gjithashtu nuk ishte simbolike, por e rëndësishme. Serbia gjithashtu mbështeti disa përpjekje humanitare në lidhje me refugjatët ukrainas”, tha Escobar.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se ai personalisht “inkurajon Serbinë të vendosë sanksione ndaj Rusisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat