A mund të shpëtohej foshnja e gruas së vrarë, flet gjinekologu Dergut Aliu

Aktuale

A mund të shpëtohej foshnja e gruas së vrarë, flet gjinekologu Dergut Aliu

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 19:45
Dergut Aliu

Në rastin e vrasjes së gruas shtatzëne u vu në pikëpyetje mundësia e shpëtimit të foshnjës së saj nga mjekët.

Por sipas gjinekologut, Dergut Aliu në këtë rast ka qenë shumë e vështirë të bëhet sepse pas vdekjes së gruas kanë qenë në pyetje pak minuta që mund të shpëtohej foshnja, e që sipas tij, ka qenë e pamundur të arrihet nga mjekët e Gjinekologjisë.

“Pas vdekjes së nënës së ardhshme duhet kohë shumë e shkurtër për të ndihmuar për ta nxjerrë beben sa më shpejtë nga nëna eventualisht e vdekur. Këtu fillimisht është dashur të konstatohet a ka vdekur nëna apo ende është gjallë, sepse nëse do të ishte ende gjallë, atëherë brenda dy tre minutave mund të ndodhë edhe shpëtimi. Mirëpo në këtë rast derisa të vijë mjeku, derisa të përcaktojë a është nëna e vdekur shkon goxha një kohë dhe është shumë e vështirë të nxirrej bebja me operacion”, ka thënë ai.

Të mërkurën rreth orës 18:00 është vrarë një grua e moshës 35-vjeçare para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.

Ajo ishte shtatzëne dhe sipas të afërmeve të saj priste të lindte së shpejti. I dyshuari për vrasjen e saj është ish-bashkëshorti i cili ende nuk është arrestuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat