Abdixhiku me kritika ndaj Kurtit: Reagimet skandaloze të tij, koha për të reaguar ka kaluar

Aktuale

Abdixhiku me kritika ndaj Kurtit: Reagimet skandaloze të tij, koha për të reaguar ka kaluar

Nga: N.E. Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 21:20
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në vend të fjalëve e ragimeve poetike, qytetarët kërkojnë përgjegjësi e veprim.

Duke iu referuar rastit të vrasjes së 35-vjeçares, Abdixhiku ka thënë se fillimisht duhet dorëheqje dhe shkarkim, pastaj luftim.

“Në vend të fjalëve e reagimeve poetike, qytetarët kërkojnë përgjegjësi e veprim. Fillimisht dorëheqje dhe shkarkim të secilit përgjegjës në çdo segment të dështuar të shtetit; më pas luftim të dukurisë së dhunës ndaj gruas në rrënjë.

Kjo ishte kërkesa e qytetarëve të Suharekës në takimin e përbashkët që patëm sonte në kuadër të ‘LDK ju dëgjon’”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij, kryeministrit të vendit iu deshën njëzet e katër orë - dhe gjithë presioni publik mbi reagimet skandaloze të tij - për të kuptuar se për çfarë është aty.

“Kryeministrit të vendit iu deshën njëzet e katër orë - dhe gjithë presioni publik mbi reagimet skandaloze të tij - për të kuptuar se për çfarë është aty. Njëzet e katër orë për të thirrur në përgjegjësi gjithë zinxhirin përgjegjës. Koha për të reaguar ka kaluar. Tani t’i mbajë përgjegjës secilin, dhe njerëzit e tij”, ka shkruar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat