​Ministrja Haxhiu po merr pjesë në varrimin e shtatzënës së vrarë

Aktuale

​Ministrja Haxhiu po merr pjesë në varrimin e shtatzënës së vrarë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 13:28
Haxhiu bashkë me anëtarë tjerë të kabinetit të saj po marrin pjesë në varrimin e shtatzënës së vrarë, dy ditë më parë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me anëtarë tjerë të kabinetit të saj po marrin pjesë në varrimin e shtatzënës së vrarë, dy ditë më parë.

Në varrimin e 35-vjeçares po merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës një burrë (Sokol Halili) ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur. Gjykata Themelore e Ferizajt, ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, lidhur me rastin ka potencuar se kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë policia.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët për ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes shtatzënë në QKUK, e i cili ende ndodhet në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat