Vrau veten, trupi i Sokol Halilit dërgohet në emergjencë

Aktuale

Vrau veten, trupi i Sokol Halilit dërgohet në emergjencë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 14:48
Sokol Halili

Trupi i Sokol Halilit, burrit që vrau ish-gruan e tij shtatzënë para Gjinekologjisë, është dërguar në Emergjencë.

Kështu merr vesh media.

Halili u gjet nga Njësia Speciale në shtëpinë e tij, dhe pasi ka refuzuar të dorëzohet ka vrarë veten.

Lajmin për vetëvrasjen e tij e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat