Pamje të rënda, trupi i Halilit në emergjcën e QKUK-së

Aktuale

Pamje të rënda, trupi i Halilit në emergjcën e QKUK-së

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:41
Pamje të rënda

Në Emergjencën e QKUK, rreth orës 15:00, është sjellë trupi i pajetë Sokol Halili, sikur shihet dhe në pamjet.

Halili, i dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares, Hamide Magashi, qëlloi veten pasi ishte rrethuar nga forcat e njësisë speciale të policisë në shtëpinë e tij afër Shtimes.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Sokol Halili ka vrarë vetën.

Ngjarja ka ndodhur derisa njësia speciale kishte shkuar në shtëpinë e tij për ta kapur. Sipas Sveçlës, policia ka tentuar të negociojë dorëzimin por 31-vjeçari ka vendosur t’i japë fund jetës, duke qëlluar veten.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat