Deputeti i VV-së i bën thirrje Muskut t’ia pezullojë Vuçiqit llogarinë e Twitterit, pasi lavdëroi “kasapin e Ballkanit”

Aktuale

Deputeti i VV-së i bën thirrje Muskut t’ia pezullojë Vuçiqit llogarinë e Twitterit, pasi lavdëroi “kasapin e Ballkanit”

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 16:53
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka bërë thirrje pronarit të Twitterit, Elon Musk, ta pezullojë llogarinë e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Reagimi i tij vjen pasi Twitter i pezulloi llogarinë reperit Kanye West pasi publikoi një imazh të simbolit nazist ‘svastika’, derisa më herët kishte lavdëruar Hitlerin.

Basha me këtë rast thotë se edhe presidenti Vuçiq duhet të ndëshkohet me të njëjtin standard pasi ky i fundit e quajti ish-presidentin e Serbisë Slobodan Millosheviç “lider të madh”.

“Përshëndetje Elon Musk, nëse e bllokuat Kanye Westin për deklaratën e tij për Hitlerin, zbatojeni të njëjtin standard dhe ndalojeni Aleksandar Vuçiqin i cili e quajti një vrasës si Millosheviç një “lider të madh”. Mbi të gjitha, Vuçiq madje shërbeu nën udhëheqjen e Millosheviçit si Ministër i Propagandës!”, shkroi deputeti Basha në llogarinë e tij në Twitter.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat