Tahiri pyet BE-në: Edhe sa kohë do ta toleroni politikën e Serbisë?

Aktuale

Tahiri pyet BE-në: Edhe sa kohë do ta toleroni politikën e Serbisë?

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 16:35
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka pyetur se edhe sa kohë duhet që Bashkimi Evropian ta tolerojë Serbinë me politikën e saj hipokrite “edhe me Rusinë edhe me Perëndimin”.

Sipas saj, është koha që BE-ja të jetë e prerë me Serbinë dhe ta ndalë hipokrizinë e saj për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Postimi i plotë:

Edhe sa kohe BE-ja do ta toleroj Serbine me politiken e saj hipokrite "edhe me Rusine edhe me perendimin." Eshte koha qe BE-ja te jete e prere me Serbine, ta ndal hipokrizin e saj per hir te paqes dhe stabilitetit ne rajon, Samiti neser ne Tirane duhet ta zgjidh kete ceshtje, nder shume ceshtje qe ngarkojne Ballkanin kjo eshte ceshtja e pare qe duhet zgjidhur!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat