Eksperti i sigurisë: Sporti dhe krimi, kjo është Serbia e vërtetë

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Sporti dhe krimi, kjo është Serbia e vërtetë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 17:49
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu tha se Serbia është “patericë” e Rusisë dhe është e para vetëm sa i përket krimit. Ai foli mbi arsyen e vërtetë të pjesëmarrjes së ekipit serb në Katar 2022, duke thënë se ishin aty për të prezantuar Rusinë, e cila u përjashtua këtë botëror, për shkak të luftës me Ukrainën.

Musliu në rrjetin social Facebook ka shkruar po ashtu se, arsyeja tjetër e pjesëmarrjes së Serbisë në këtë garë ishte komplet politike, duke përmendur kështu shfaqjen e flamurit serb me hartën e Kosovës në zhveshtore.

Postimi i plotë:

𝐒𝐏𝐎𝐑𝐓𝐈𝐃𝐇𝐄𝐊𝐑𝐈𝐌𝐈 – 𝐒𝐄𝐑𝐁𝐈𝐀𝐄𝐕𝐄̈𝐑𝐓𝐄𝐓𝐄̈

(Hulumtim me OSINT)

Pjesëmarrja e Serbisë në Kampionatin Botëror në Futboll, “𝐐𝐚𝐭𝐚𝐫𝟐𝟎𝟐𝟐”, hapi debatin e vetëm – zbulimin e vërtetë të fytyrës së Serbisë kriminale. Asgjë sportive. Asgje fisnike. 

Mungesa e rezultateve sportive, duke u renditur ndër përfaqësueset më të dobëta, e bëri Serbinë dhe aparatin shtetëror e kriminal të tyre, që ta humbasin vëmendjen nga dështimi, ta rrisin nacionalizmin e shovinizmin serbomadh. 

Zaten, mbi rezultate eventuale, ata sportin e kanë shfrytëzuar në radhë të parë për kriminalitet, e më pas edhe për propagandë nacionale. Prandaj, edhe efekti është i njëjti – më së paku rezultat sportive, e shumë pluhur për nacionalizmin, që i vie era krim.

Si “patericë” e Rusisë, 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚𝐧𝐞̈ 𝐊𝐚𝐭𝐚𝐫𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐨𝐢𝐟𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐧𝐫𝐮𝐬, pavarësisht se shteti i Putinit u sanksionua dhe iu mohua e drejta e pjesëmarrjes në këtë ngjarje botërore. 

Me këtë, serbët dërguan mesazhin se e mbështesin agresionin rus. Pra, përveç se nuk i bashkëngjiten botës për t’i vënë sanksione Rusisë, ata e përkrahin atë. E kanë përkrahur dhe e përkrahin edhe me vullnetarë.

Në ndeshjen e parë, me humbje nga Brazili, serbët nxorën një flamur serb, në formë të hartës së Kosovës, nga zhveshtorja e stadiumit në Katar. Kjo do t’i entuziazmonte serbët e mpirë nga humbja e balerinëve brazilianë. 

Selektori i tyre, 𝐃𝐫𝐚𝐠𝐚𝐧𝐒𝐭𝐨𝐣𝐤𝐨𝐯𝐢𝐪, 𝐢𝐬𝐡-𝐦𝐢𝐤𝐮𝐢𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐞𝐥𝐢𝐭𝐭𝐞̈ 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐬𝐙𝐡𝐞𝐥𝐤𝐨𝐑𝐚𝐳𝐡𝐧𝐣𝐚𝐭𝐨𝐯𝐢𝐪 - 𝐀𝐫𝐤𝐚𝐧, kot u përpoq që ta shante nën shqiptare. I mbetën fjalët pezull, duke u kthyer në Serbi, kurse të bijtë e nënave shqiptare, 𝐒𝐡𝐚𝐪𝐢𝐫𝐢𝐞𝐗𝐡𝐚𝐤𝐚𝐮𝐚𝐩𝐫𝐞𝐧𝐞̈ 𝐛𝐢𝐥𝐞𝐭𝐞̈𝐧𝐩𝐞̈𝐫𝐁𝐞𝐨𝐠𝐫𝐚𝐝. Vëllezërit tanë fisnikë, me kokën lart ngelën në Katar. Serbët u kthyen të turpëruar, duke iu mbetur në fyt kënga “Ubij, ubij, shiptara”. 

Ndonjë media serbe, pak nga ato që kanë ngelur pa u ngulfatur nga Vuçiqi, shënuan ndonjë shkrim për këtë turp. Madje, disa nga to, zbuluan lidhjet e futbollistëve serbë me krimin – drogën. 

“Futbollistët serbë në mbretërinë e drogës…”, ishte një nga titujt e media serbe. Bëhet fjalë për futbollistët Dushan Petkoviq, Predrag Stankoviq dhe Draga C. (i cili u dënua në Gjermani për kontrabandë me drogë).

Pa pasur mundësinë e hulumtimit të mirëfilltë, por duke përdorur vetëm metodat e inteligjencës së burimeve të hapura (OSINT), një studiues vëren lehtë lidhjet e vazhdueshme të sportit serb me politikën, krimin dhe shërbimet sekrete kriminale serbe.

I pari, natyrshëm është klubi i tyre i zemrës – çerdhja e kriminalitetit “𝐂𝐫𝐯𝐞𝐧𝐚𝐙𝐯𝐞𝐳𝐝𝐚”. 

Vet 𝐕𝐮𝐜̧𝐢𝐪𝐢𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐫𝐚𝐡𝐞̈𝐬𝐢𝐢𝐭𝐲𝐫𝐞𝐦𝐞̈ 𝐢𝐦𝐚𝐝𝐡. Dhe kjo ka histori. Historia është e moçme, së paku 50-vjeme. Por, kulminacioni u arrit, kur Zvezdën dhe tifozët e saj i udhëhoqi 𝐀𝐫𝐤𝐚𝐧𝐢, 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐞𝐥𝐢𝐦𝐞̈ 𝐢𝐦𝐚𝐝𝐡𝐨𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐬𝐞𝐫𝐛. Vrasësi i madh serb, ishte kryetifozi i klubit të madh serb. Por, jo vetëm kaq. Arkani u bë edhe lider i Zvezdës në vitet e ’90-ta. Më pas edhe drejtor i klubit tjetër OFK Beograd. Nga Zvezda dolën paramilitarë të tjerë luftë, pjesëtarë të “𝐁𝐞𝐫𝐞𝐭𝐚𝐯𝐞𝐭𝐞̈ 𝐊𝐮𝐪𝐞”. 

Megjithëse Arkanin në fund e vranë, aty qarkulluan klriminelë të tjerë vrasës, të kontrolluar nga kreu i shtetit. 𝐒𝐢𝐝𝐢𝐤𝐮𝐫𝐌𝐈𝐥𝐥𝐨𝐬𝐡𝐞𝐯𝐢𝐪𝐢, 𝐕𝐮𝐜̧𝐢𝐪𝐢 në Zvezdë e kishte kriminelin e njohur si Belivuk, që kishte bluar në “maqinë mishi” viktimat e tij për t’ua humbur gjurmët. 

Por, Zvezda vazhdoi të mbetet edhe më tej edhe pjesë e shërbimit sekret serb - sot e BIA-s. 

Njëri nga udhëheqësit e shërbimit serb të inteligjencës, është edhe anëtar i kryesisë së këtij klubi kriminalpo-sportiv. Bëhet fjalë për serbin që dikur ka jetuar shkurt në Prishtinë, 𝐁𝐨𝐣𝐚𝐧𝐃𝐢𝐦𝐢𝐪𝐢𝐧.

Ky kriminel, përveç se është bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit të veriut të Kosovës, 𝐌𝐢𝐥𝐚𝐧𝐑𝐚𝐝𝐨𝐢𝐜̧𝐢𝐪, është “asi” i Vuçiqit në raport me serbët e padëgjueshëm në Kosovë. Ai është në procedura gjyqësore edhe me Rada Trajkoviqin, e cila e kundërshton hapur regjimin e Vuuçiqit dhe të Listës Serbe në Kosovë. 

Sporti serb, dhe veçmas futbolli, është i mbuluar me skandale. Nën fanellat e futbolistëve të tyre, fshihen krimet e luftës, kontrabandistët e drogës, ata të cigareve dhe për fat të keq edhe ndonjë prift i Kishës Ortodokse Serbe. 

Kampionati Botëror “Qatar 2022”, Serbinë e renditi, nga fundi, të tretën. Po, serbët janë vërtetë të parët në kriminalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat