“Nëse FIFA e dënon Serbinë, gjobën do ta paguaj unë”- A do ta bënte me të vërtetë këtë Edi Rama?

Aktuale

“Nëse FIFA e dënon Serbinë, gjobën do ta paguaj unë”- A do ta bënte me të vërtetë këtë Edi Rama?

Nga: M.L. Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 22:13
Edi Rama

Faqja satirike me emrin BBK apo “Media më e korruptuar dhe më jo-serioze në Kosovë" ka publikuar një fotografi të kryemintrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kësaj fotografie, në formë shakaje kjo faqe ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim ku shkruan: “Nëse FIFA e dënon Serbinë, gjobën do ta paguaj unë”.

Image
Foto nga BBK News

Natyrisht, kjo është vetëm një lloj satirizimi duke marr për bazë mbështetjen që kryeministri Rama ia bën vazhdimësi Serbisë.

Rama nuk e kurseu këtë mbështetje as pas ndeshjes Serbi-Zvicër.

"Pse duhet të flisja, nuk jam kryeministri i Zvicrës, jam kryeministër i Shqipërisë. Dhe nëse do të ndaja nga skuadra kombëtarja e Zvicrës dy qytetarë zviceran që janë shqiptarë dhe që ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe, për një ndeshje të vecantë, çfarë do të bëja? Do t’i përdorja ato dy figura për politik, në një mënyrë aspak dinjitoze. Do t’iu fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, që po ashtu është edhe i rrezikshëm”, tha Rama.

Kujtojmë se biznesmeni Behgjet Pacolli deklaroi se nëse Granit Xhaka dënohet sepse veshi fanellën me mbiemrin Jashari në fund të ndeshjes me Serbinë, atëherë ai vetë personalisht do të paguajë gjobën.

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, ka thënë Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat