“Nuk ka më kohë për të humbur”/ Emisari amerikan vjen të hënën në Prishtinë, do të takohet me Kurtin

Aktuale

“Nuk ka më kohë për të humbur”/ Emisari amerikan vjen të hënën në Prishtinë, do të takohet me Kurtin

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 22:20
Gabriel Escobar

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Prishtinën të hënën e ardhshme, për tu takuar me shefin e Qeverisë, Albin Kurtin.

Vizita e Escobar, vjen menjëherë pas asaj të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, i cili qëndroi në Prishtinë e Begorad për tu takuar me krerët e dy shteteve.

Lajçak, ka thënë se gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është ripërsëritur thirrja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve fqinje. Ai ka thënë se janë duke punuar për çështjen e normalizimit të raporteve, teksa shtoi se “nuk ka më kohë për të humbur”.

Ndryshe, gjatë ditës edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borell nga Tirana ka konfirmuar se Bashkimi Evropian ka dorëzuar në Kosovë e Serbi versionin e fundit të propozimit më të ri në tavolinën e dialogut, ka konfirmuar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat