Krasniqi: Sot në dialog, nuk flitet për ulësen e Kosovës në OKB

Aktuale

Krasniqi: Sot në dialog, nuk flitet për ulësen e Kosovës në OKB

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 23:53
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se një marrëveshje finale me njohje të ndërsjellë me Serbinë, do të zgjidhte konfliktin e ngrirë me shtetin serb.

Krasniqi ka thënë se vite më parë Kosova diskutonte edhe për ulësen në OKB, por tani një temë e tillë nuk është më në tavolinën e diskutimeve.

“Ulësja e OKB-së fatkeqësisht sot nuk është në tavolinë. Ka qenë dikur. Ne kemi diskutuar për një përfundim, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB ka qenë edhe më i lehtë. Sot nuk është opsion. Sot, situata pa njohjen e ndërsjellë do të ishte shumë problematike.

Duhet njohja e ndërsjellë. Kosova s’duhet të heq dorë nga njohja e ndërsjellë si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Por, do të krijohej një status-quo e re, ne sot e kemi një status-quo, por do ta krijojmë edhe një tjetër”, tha mes tjerash Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat