Rasti Dehari: Pezullohen katër zyrtarë Institutin e Mjekësisë Ligjore

Aktuale

Rasti Dehari: Pezullohen katër zyrtarë Institutin e Mjekësisë Ligjore

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 17:40
Astrit Dehari

Janë pezulluar katër zyrtarë të Instituti të Mjekësisë Ligjore pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Kështu ka njoftuar Ministria e Drejtësisë përmes një postimi në Facebook, duke treguar edhe emrat e zyrtarëve të suspenduar.

Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Pezullohen nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/

Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve:

Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore

Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore

Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore

Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore

Vendimi ka hyrë në fuqi me 8.12.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat