Zhurmë e madhe për kërcënimet nga Beogradi, e zbulon Bytyçi: Gjithçka është skenar!

Aktuale

Zhurmë e madhe për kërcënimet nga Beogradi, e zbulon Bytyçi: Gjithçka është skenar!

Nga: A.ZH Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 15:20
Aleksandar Vuçiq

Profesori universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka reaguar pas kërcënimeve të zyrtarëve serbë, se do të dërgojnë një mijë forca policore dhe ushtarake në Kosovë.

Ai ka thënë se e gjithë kjo zhurmë e madhe, është vetëm një skenar diversioni dhe presioni i Serbisë, e cila nuk mund të luftojë kundër Kosovës, përveçse përmes bandave mafioze, përcjell Bota sot.

Bytyçi ka këshilluar udhëheqësit në Kosovë, që të mos përhapin panik te qytetarët dhe të mos bëhen pjesë e planit të orkestruar nga Beogradi.

Reagimi i tij i plotë:

Ka 24 orë që udhëheqësit serbë kërcënojnë se do të dërgojnë 1000 forca speciale në Kosovë. Kryeministrja Brnabiq tha se "Jemi nëprag të vendimit për t'i deërguar këto forca"!

Në Serbi më duket se kanë harruar që shqiptarët e Kosovës e tronditeën ushtrinë e pestë më të fuqishme në Evropë përmes UÇK-seë, në vitet 1998-1999! Madje pa armatim, pa logjistikë, pa mbrojtje dhe mbështetje ushtarake!

Sot Kosova është e aftë të vetmbrohet, ta fitojë çdo betejë ushtarake me Serbineë. Mjafton të dijë të vetëmbrohet politikisht.

Megjithatë, unë gjykoj se gjithçka është skenar diversioni e presioni. Zhurma e madhe e ka efektin e vogël. Serbia kurrë nuk mund të luftojë për Kosovën e kundër Kosovës, përveçse përmes bandave mafioze. Ka përfunduar ajo histori me 12 qershor 1999!

Politikanët e Kosovës në kushtet e këtij kërcënimi duhet të shpallin gatishmërinë e tyre për ta mbrojtur Kosovën e jo për të krijuar panik te qytetarët! Ata që krijojnë panik, bëhen pjesë e orkestrës së Beogradit! Nëse nuk e dini, mësojeni këtë fakt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat