Kosova strehon gazetaren e 13-të nga Ukraina

Aktuale

Kosova strehon gazetaren e 13-të nga Ukraina

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 00:20
Foto nga takimi

Sonte në vend ka mbërritur gazetarja e radhës nga Ukraina, Anastasiia Poia.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bën të ditur se Poia do t’i bashkohet gazetarëve ukrainas tanimë të strehuar në vend, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

Gazetarja ukrainase është mirëpritur në aeroport nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi-Bojaj, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se deri tani janë strehuar 13-të gazetarë nga Ukraina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat