Kryetarët e komunave i përgjigjen ftesës së Albin Kurtit, për pak nis takimi

Aktuale

Kryetarët e komunave i përgjigjen ftesës së Albin Kurtit, për pak nis takimi

Më: 10 janar 2023 Në ora: 10:20
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të takojë kryetarët e komunave të vendit.

Takimi pritet të fillojë nga ora 10:00 në kryeqytet.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se në takim ka shkuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Kurti në këtë takim pritet të shoqërohet nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat