​Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës së Reçakut: Kam qëndruar pranë plakut të masakruar, të cilit serbët ia kishin nxjerrë sytë

Aktuale

​Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës së Reçakut: Kam qëndruar pranë plakut të masakruar, të cilit serbët ia kishin nxjerrë sytë

Më: 16 janar 2023 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

I mbijetuari i Masakrës së Reçakut, Albert Imeri, ka rrëfyer historinë e tij se si ka mbijetuar nga forcat serbe. Imeri tregon se atëbotë ishte vetëm 16 vjeç, dhe e nxjerrin serbët jashtë ku ishte i strehuar më gratë dhe fëmijët, për ta vrarë më vonë .

Ai tregon se si fshehur nga sytë e armikut kthehet në shtëpi ku po qëndronte, dhe që ishte e suksesshme, pasi mbijetoi. “Më 15 janar kanë filluar luftimet, dhe jemi strehuar të shtëpia Sadik Osmani aty kemi qëndruar rreth 30 persona. Aty kemi qëndruar nën zhurmën e gjuajtjeve, pasi janë vrarë, dhe dëshmorët që kanë qenë në mbrojte të civilë, kanë arëdhur serbet dhe na kanë ndarë burra dhe gra. Unë kam qenë vetëm 16 vjeç, kur jam dalë para shtëpisë, dhe i kam civilët të tjerë që po rriheshin nga serbët, dhe në atë momente jam kthyer prapë ku kanë qëndruar gratë. Për fat të mirë nuk më kanë vërejtur që jam kthyer, dhe jam fshehur, ata i kanë marrë dhe i kanë dërguar të kodra ku i kanë masakruar”, ka treguar Imeri.

Imeri shtoi se pas disa momenteve, ata persona janë masakruar nga forcat serbe. Ai gjithashtu ka treguar rastin, ku forcat serbe kanë vrarë një të moshuar, dhe e kanë marrë trupin e saj dhe deri më tash trupi i saj është i zhdukur.

Imeri tregoi rastin kur sheh një të moshuar, i cili ishte i masakruar nga forcat serbe, të cilit ia kishin nxjerrë sytë paramilitarët serbë dhe aty pranë trupit të vdekur kishte qëndruar, Imeri, rreth 30 minuta, e pastaj e ka bartur brenda shtëpisë, për t’ia ruajtur trupin nga qentë./RTV Dukagjini

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat