“Nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe”

Aktuale

“Nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe”

Më: 30 janar 2023 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se tani po këmbëngulet në Asociacion një-etnik dhe dimension territorial.

Në një shkrim në Facebook, zyrtari i lartë i VV-së, ka thënë se  Serbia nuk do të ndalet, nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe.

“Për ta lexuar strategjinë e Serbisë, nuk duhet ndonjë profeci e madhe, mjafton të kthehemi pak mbrapa. Sa herë kemi bërë lëshime ndaj Serbisë, ajo nuk është ndalur, por i ka shtuar apetitet. Kompromiset tona nuk i kuptuan si gjenerozitet, por vetëm si dobësi. Serbinë duhet ta ndalim sot, në të kundërt nuk do të ketë kuptim ta ndalim më vonë sepse nuk do të ketë më Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Fillimisht ishte decentralizimi mbi baza etnike. Pasuan përgjegjësitë e zgjeruara për komunat me shumicë serbe nga Plani i Ahtisaarit. Pastaj erdhën marrëveshjet e Brukselit që shtuan përgjegjësi në gjyqësor, energjetikë dhe të tjera. Tash po këmbëngulet në Asociacion një-etnik dhe dimension territorial. Serbia nuk do të ndalet, nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe.

Për ta lexuar strategjinë e Serbisë, nuk duhet ndonjë profeci e madhe, mjafton të kthehemi pak mbrapa. Sa herë kemi bërë lëshime ndaj Serbisë, ajo nuk është ndalur, por i ka shtuar apetitet. Kompromiset tona nuk i kuptuan si gjenerozitet, por vetëm si dobësi. Serbinë duhet ta ndalim sot, në të kundërt nuk do të ketë kuptim ta ndalim më vonë sepse nuk do të ketë më Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat