​Konjufca nderoi heroin Zahir Pajaziti, vizitoi edhe Kullën në Kompleksin Memorial në Orllan

Aktuale

​Konjufca nderoi heroin Zahir Pajaziti, vizitoi edhe Kullën në Kompleksin Memorial në Orllan

Më: 31 janar 2023 Në ora: 16:41
Glauk Konjufca

Sot, në 26-vjetorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i tij në fshatin Orllan. Me këtë rast, kreu i Kuvendit u prit nga familjarë të heroit.

Kryetari Konjufca vlerësoi lart jetën dhe veprën e komandantit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e konsideruar atë si njërën ndër pushkët e para dhe më frymëzuese për mijëra djem dhe vajza që më pas u rreshtuan në radhët e UÇK-së.

Pas homazheve, Kryetari i Kuvendit vizitoi edhe Kullën në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan dhe shtatoren e heroit.

Zahir Pajaziti ra më 31 janar 1997, në fshatin Pestovë, së bashku me dy bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat