Avokati: Ligji i pagave nuk ka krijuar as barazi as mirëqenie për sektorin publik

Aktuale

Avokati: Ligji i pagave nuk ka krijuar as barazi as mirëqenie për sektorin publik

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 17:22
Xhevdet Smakiqi

Avokati Xhevdet Smakiqi, ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë për vlerën e koeficientit të pagave.

Sipas Smakiqit Ligji për Pagat nuk ka krijuar as barazi as mirëqenie per sektorin publik. Ai thotë se kjo ka krijuar pasiguri të madhe juridike e sociale tek zyrtarët publik në Republikën e Kosovës.

“Meqenëse dështuan palët e interesit sindikatat dhe opozita ta heqin nenin 9 kujtoi, ku koeficienti përcaktohet sipas vitit buxhetor nga Qeveria, atëherë kjo ingernecë/ prerogativë e Qeverise ka krijuar pasiguri te madhe edhe juridike edhe sociale për mbi 84,000.00 zyrtaret publik ne Republiken e Kosovës”, ka shkruar Smakiqi në Facebook.

Smakiqi thotë se Sindikatat dhe Opozitat duhet të inicojnë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e dispozites.

“Pra Ombudespersoni, Sindikatat Opozita duhet urgjentisht te inicojnë kërkesë ne Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e kësaj dispozite dhe përcaktimin e pragut minimal te koeficientit nga Kuvendi i Kosovës qe nuk duhet te jete nen 130€ per vitin 2023”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat