Gafa e Milanoviqit, Berishaj: Kosova e ka Kroacinë dhe popullin kroat mik të dëshmuar

Aktuale

Gafa e Milanoviqit, Berishaj: Kosova e ka Kroacinë dhe popullin kroat mik të dëshmuar

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 18:07
Martin Berishaj

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka thënë se Kosova e ka Kroacionë dhe popullin kroat mik të dëshmuar.

Ky shkrim është publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook të Ambasadës së Kosovës në Zagreb.

“Komunikimet e rregullta që ka Ambasada jonë në Zagreb me Zyrën e Presidentit kroat, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë si dhe Parlamentin kroat, e në veçanti me deputeten shqiptare Ermina Lekaj Perlaskaj, Domagoj Hajdukoviq, Ante Baçiq etj. Janë dëshmi se Kosova e ka Kroacinë dhe popullin kroat mik të dëshmuar”.

Kujtojmë se ky njoftim i ambasadës vjen pas gafës që bëri presidenti kroat, Zoran Milanoviq, kur tha se “Kosova i është vjedhur Serbisë”.

Më pas Milanoviq në një deklaratë tha se deklarata e tij është keqkuptuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat