“Radiotelevizioni i Kurtit”, Gjinovci për aksionin e PSD-së: Qe dora, shembullor!

Aktuale

“Radiotelevizioni i Kurtit”, Gjinovci për aksionin e PSD-së: Qe dora, shembullor!

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 21:16
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pas aksionit të PSD’së gjatë transmetimit të edicionit qendror të lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës.

Gjinovci përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se i ka pëlqyer ky aksion.

“Ueeee! Qe dora, aksion shembullor”, shkroi Gjinovci.

Një ditë pas zgjedhjes së Rilind Gërvallës drejtor të programit shqip në RTK, Partia Socialdemokrate ka bërë një aksion gjatë edicionit qendror të lajmeve.

Aktivistë të partisë janë futur brenda studios ku po jepeshin lajmet drejtpërdrejtë me një pankartë, ku shkruhej “Radio Televizioni i Kurtit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat