Besian Mustafa: I vetmi përfitues nga vazhdimi i masave emergjente të energjisë është Martin Berishaj

Aktuale

Besian Mustafa: I vetmi përfitues nga vazhdimi i masave emergjente të energjisë është Martin Berishaj

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 16:37
Besian Mustafa

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se i vetmi qytetar që përfiton nga zgjatja e masave emergjente të energjisë elektrike në Kosovë është Martin Berishaj.

Sipas tij, tash e një vit po zgjasin masat emergjente dhe shtoi se tani më as deputetët e VV-së nuk do t’i mbështesin këto masa.

“Nuk na tregove cili është rezultati i 6 muajve apo një viti prej se e ki Kosovën në gjendje emergjente. Në pikë të dimrit i mbyll KEK-u blloqet dhe funksionon vetëm me një bllok duke e rritur importin e energjisë elektrike. Të vetmit që përfitojnë nga kjo situatë janë tregtarët e energjisë elektrike. I vetmi që përfiton nga importi i energjisë elektrike është Martin Berishaj dhe asnjë nga 2 milionë qytetarët e Republikës së Kosovës. Ka gati 1 vit që po e mbani në gjendje të jashtëzakonshme vendin me energji për të përfituar Martin Berishaj”, tha Mustafa.

LDK tha se nuk e mbështet vazhdiomin e këtyre masave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat