Krenar Shala lavdëron Kurtin: Veprimet e Qeverisë në veri, përforcojnë pozicionin e Kosovës

Aktuale

Krenar Shala lavdëron Kurtin: Veprimet e Qeverisë në veri, përforcojnë pozicionin e Kosovës

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 15:14
Krenar Shala

Analisti Krenar Shala mendon se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri i kanë kontribuuar në forcimin e pozicionit të Kosovës ndaj bashkësisë ndërkombëtar.

Ai mendon se këto veprime kanë arritur dy qëllime.

Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar ngritja e barrikadave ka ndikuar si që Asociacioni të kuptohet si mekanizëm i barrikadave.

Gjithashtu, sipas Shalës, veprimet e Qeverisë nxorën fytyrën e vërtetë të Serbisë.

“Me veprimet e Qeverisë në veri, u arritën dy synime taktike që i kontribuojnë përforcimit të pozicionit të Kosovës karshi Bashkësisë: Ngritja e barrikadave si rezultat shtoi jehonën që Bashkësia mundet me u transformu më shumë si mekanizëm i barrikadave sesa në mekanizëm për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicës serbe. Poashtu kontribuoj në heqjen e maskës së qeverisë në Beograd që ajo përkundër tentativave për tu dukur konstruktive, vazhdon me të njejtin avaz sikur të qeverisë së Millosheviqit në vitet 90’, minus potencialin për me bo krime kundër njerëzimit për shkak të ndryshimeve gjeo-politike që kanë ndodhë 24 vitet e fundit. (Rrethimi i serbisë nga NATO dhe stacionimi i trupave paqëruajtëse të KFOR-it në RKS)”, ka shkruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat