Kosova pa drejtor të PK-së e pa Kryeprokuror, Selmanaj: Nuk mund pritet më shumë nga një Lëvizje politike anti-shtet

Aktuale

Kosova pa drejtor të PK-së e pa Kryeprokuror, Selmanaj: Nuk mund pritet më shumë nga një Lëvizje politike anti-shtet

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 19:43
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pasi që dhe Kosova tash e 10 muaj ka mbetur pa Kryeprokuror të shtetit dhe tash e 6 muaj pa Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Selmanaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se këto dy digastere të rëndësishme për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tash e disa muaj udhëhiqen me ushtrues detyre.

“Koalicioni Kurti-Osmani, tash e 10 muaj e ka lënë Kosovën pa Kryeprokuror të shtetit, pa pozitën më të rëndësishme në sistemin prokurorial. Po ashtu qe 6 muaj e ka lënë Policinë e shtetit, pa Drejtor të përgjithshëm të saj, pa pozitën më të rëndësishme në zinxhirin komandues të institucionit që mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës. Të dy këto digastere shumë të rëndësishme për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tash e sa muaj udhëhiqen me ushtrues detyre.” – ka shkruar ai.

Tutje deputeti i LDK-së ka thënë se në njërën Osmani abuzon me “afatin e arsyeshëm” për dekretimin, ndërsa në anën tjetër Kurti dhe Sveçla ende nuk po arrijnë ta gjejnë personin e “përshtatshëm” dhe të “qëndrueshëm” që do i shërbente me lojalitet atyre.

Në njërën anë Presidentja abuzon me “afatin e arsyeshëm” për dekretimin apo refuzimin e kandidatit të propozuar për Kryeprokuror. Nga ana tjetër Albin Kurti dhe Xhelal Sfeqla, ende nuk po arrijnë ta gjejnë personin e “përshtatshëm” dhe të “qëndrueshëm” që do i shërbente me lojalitet atyre. Nuk mund pritet më shumë nga një Lëvizje politike anti-shtet!” – ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat