Krasniqi: Haradinaj e Kurti patën bashkuar kauzat në opozitë, njëri e bëri Demarkacionin tjetri po e bën Asociacionin

Aktuale

Krasniqi: Haradinaj e Kurti patën bashkuar kauzat në opozitë, njëri e bëri Demarkacionin tjetri po e bën Asociacionin

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 10:52
Albert Krasniqi

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike në vend, Albert Krasniqi, është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar e që ka të bëjë pikërisht me Asociacionin.

Krasniqi tha se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tani kryeministri i vendit, Albin Kurti, patën bashkuar kauzat sa ishin në opozitë për të kundërshtuar qeverinë, njëri me Demarkacionin, e tjetri me Asociacionin.

“Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti i patën bashkuar kauzat sa ishin në opozitë për të kundërshtuar qeverinë. Njëri me Demarkacionin, e tjetri me Asociacionin. Si për ironi, Haradinaj kryeministër e bëri Demarkacionin, e Kurti kryeministër po e bënë Asociacionin”, tha Krasniqi.

Ai gjithashtu theksoi se njëjtë sikur Haradinaj që e paketonte marrëveshjen e Demarkacionit me një raport të komisionit për rishikimi të marrëveshjes, Kurti po e bënë me gjashtë kushtet e vendosura.

“Në esencë, marrëveshjet mbesin të njëjta vetëm shtohet hiri ndaj syve të publikut”, shtoi ai.

Ndryshe kryeministri i vendit, Albin Kurtit pas takimit që pati dje me Përfaqësuesin Special të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se Kosova do të pranojë propozimin e Bashkimit Evropian, por se sipas tij ka disa pyetje të cilat do të parashtrohen në Bruksel.

Gjatë seancës së kaluar plenare, Kurti ka renditur gjashtë kushtet që sipas tij duhet plotësuar paraprakisht në mënyrë që Asociacioni të pranohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat